Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Mjeku thotë se do të mbështesim përpjekjet që frymëzojnë të rinjtë për të ndjekur karrierën e tyre

Prishtinë, 24.10.2024 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të ri të Festivalit të Teknologjisë “DOKU.TECH”.

Festivali i Teknologjisë “DOKU.TECH” është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë, ku ekspert të TIK-ut nga Kosova dhe bota, për dy ditë flasin për ndikimin e Inteligjencën Artificiale (AI) në ekonomi dhe politikbërje.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri Mjeku theksoi se do të vazhdojnë të mbështesim këto përpjekje, për të frymëzuar të rinjtë që të ndjekin karrierën e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë, duke synuar ta bëjmë Kosovën një vend të avancuar dixhitalisht, ku njerëzit mund të gëzojnë një cilësi të lartë të jetës.

Festivali “DOKU.TECH” është hapur të mërkurën dhe do të jetë i hapur për dy ditë në Tech Park Prishtina.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.