Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Njësia për Implementim të Projekteve nga Burimet e Ripërtrishme të Energjisë

Njësia për Implementim të Projekteve nga Burimet e Ripërtrishme të Energjisë

1.Misioni i Njësisë për Implementimin e Projekteve nga Burime të Ripërtrishme të Energjisë është zhvillimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve në zbatimin e projekteve në lidhje me Procesin Konkurrues të Tenderimit në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

2. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Njësisë, janë si në vijim:

2.1. Organizon, dhe zhvillon projektet me proces konkurrues për të promovuarrritjen e energjisë nga burimet e ripërtërishme në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi;
2.2. Dizajnon Procesin Konkurrues të Tenderimit, duke përfshirë por mos u kufizuar tek teknologjia, kapacitetet, lokacioni, si dhe çështje të tjera që lidhen me Procesin Konkurrues;
2.3. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për Procesin Konkurrues të Tenderimit, përfshirë procesin e dorëzimit të ofertave dhe kërkesat tjera për kualifikimin;
2.4. Koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e projekteve në lidhje me Procesin Konkurrues të Tenderimit;
2.5. Identifikon ofertuesit potencialë në rajon dhe më gjerë, duke krijuar një regjistër të investitorëve potencialë;
2.6. Mbështet dhe koordinon me institucionet dhe palët e tjera të interesit për të identifikuar dhe përzgjedhur lokacionet publike të përshtatshme për zhvillimin e kapaciteteve të BRE-ve përmes një Procesi Konkurrues të Tenderimit;

Kontakti:
Drejtor i Departamentit: Besiana Qorraj  

Tel:
Email: Besiana.Qorraj@rks-gov.net

Divizioni për mbështetje administrative të projekteve të BRE-ve

Divizioni për mbështetje teknike të projekteve të BRE-ve

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.